Që prej tragjedisë që pllakosi papritur familjen e saj, Vanessa Bryant nuk ka folur për mediat. Por bashkëshortja e legjendës së basketbollit së fundi e përmblodhi dhimbjen e vet me postimin e një fotoje që të këput shpirtin, ku shihet Kobe duke u përqafuar me vajzën e tij Gianna, e cila vdiq së bashku me 41 vjecarin në aksidentin e rëndë ajror të së djelës.
Imazhi që Vanessa ka vendosur si foto profili në Instagram i tregon at e bijë duke u parë në sy plot dashuri me njëri tjetrin. Gianna 13 vjecare, ndryshe nga motrat e saj, ndante me të atin të njëjtin pasion për basketbollin dhe ai kujdesej për stërvitjen e saj.
Vanessa dhe Kobe u takuan në vitin 1999, kur ajo ishte 17 vjec dhe ai 20. Ata u martuan në 2001-shin dhe patën bashkë katër vajza: Natalia, Gianna, Bianka, dhe Capri.