“Dua të të bëj të lumtur“ ka disa histori për të rrëfye një puntatën e saj të radhës, njëra më prekëse se tjetra. Por vëmendja u fokusua tek e ftuara speciale e kësaj jave, Nora Istrefi. Nora, sic e tregoi dhe Arbana Osmani, është personazhi që qau më shumë në emision. Këngëtaren bukuroshe e priste një surprizë mjaft e vecantë: e ëma këndoi për të, dhe kjo ishte hera e parë që këndonte pas vdekjes së babait të Norës. Ish bashkëshorti, Roberti, gjithashtu kishte një mesazh special , por se cili ishte ai, këtë videoja e postuar në profilin e Arbanës në Instagram nuk e tregon; se cfare tha Roberti, duhet zbuluar kur të transmetohet puntata e radhës.