Së shpejti familja do të ketë 5 pjesëtarë!
Ciara dhe Russell Wilson po e zgjerojnë familjen e tyre, pasi një bebush është rrugës.
Këngëtarja 34 vjeçare është shtatzënë dhe po pret fëmijën e saj të tretë. Ylli i “Beauty Mark” ka ndarë lajmin e ëmbël nëpërmjet një postimi në Instagram, teksa Ciara shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
“Numri 3”; ka shkruar këngëtarja seksi nën postim, duke ndarë kështu lajmin e bukur të pritjes së ëmbël me ndjekësit e saj.
Ciara është gjithashtu nënë krenare edhe e dy fëmijëve të tjerë, Sienna Princess Wilson 3 vjeç si dhe Future Zahir Wilburn 6 vjeç të cilin Ciara e ka nga martesa me ish bashkëshortin Future.



















