Ndërsa përgatitet për “ngjarjen e madhe“, prezantimin e “Sanremo 2020”, Alketa Vejsiu sikur e ka shtuar dozën e fotove në Instagram. Së fundi, moderatorja që është mjaft e kujdesshme me postimet e saj, ka nxjerrë dhe një foto provokuese, e kjo nuk është shumë e zakontë për të. Alketa shfaqet aty mjaft seksi dhe elegante, e veshur me një pellush ngjyrë kafe, ndërsa poshtë krijon idenë sikur nuk ka gjë. Poza e realizuar me mjaft mjeshtëri ka marrë shumë komplimente, pjesa dërrmuese e të cilave shkuan për “modelen“ e saj.
Por sic ndodh rëndom në raste të tilla, nuk mungojnë edhe komentet shpotitëse sic është ai i një ndjekësi që i thotë: “Edhe ti ike për lesh…“ Alketa ka zgjedhur të mos përgjigjet, duke lënë të flasin vetë komentet e tjera pozitive më poshtë.