KreuCelebrity

Këngëtarja shqiptare në darkë private me 50 Cent!

 

50 Cent u nderua këtë të enjte me një Yll në “Walk of Fame” në Hollywood si shenjë mirënjohje për gjithë kontributin e dhënë në muzikën rrep gjatë gjithë karrierës së tij.

Për të festuar rreth kësaj arritje, reperi legjendar organizoi një festë private në një prej bareve të njohura në Los Angelos, miq e kolegë festuan deri në orët e para të mëngjesit bashkë me 50 Cent.

Në të njëjtin ambient ishte e pranishme edhe reperja e njohur shqiptare, Tayna e cila ka postuta në instastoryn e saj herë pas here foto e video gjatë mbrëmjes ku ishin mbledhur reperat më të njohur botëror.

Ende nuk dihet nëse reperja shqiptare ka marrë një ftesë nga vetë 50 Cent, apo nëse Tayna ka miq të përbashkët me reperin e njohur, gjithsesi qëndrimi në të njëjtin  ambient me emra të njohur të produksioneve muzikore botërore, me siguri do t’i shërbejë Taynas në karrierën e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF