KreuCelebrity

“Derisa të takohemi sërish”; vajza e Xhevdet Ferit mall për të atin!

 

Data 16 Janar do të mbetet më e trishta për Rozeta dhe Bora Ferin, të cilat humbën burrin e jetës së tyre. Ndarja e parakohshme nga jeta e aktorit Xhevdet Feri la pas një dhimbje të madhe për bashkëshorten Rozetën, e po ashtu për të bijën Borën.

Me humbje të tilla njeriu nuk mësohet kurrë, e pavarësisht kohës që kalon para syve tanë, zbrazëtia që le mungesa e njeriut të dashur do të mbetet përherë njësoj.

Sot kur kanë kaluar 2 javë, që kur Xhoda mbylli sytë përgjithmonë, e bija Bora nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, ka hedhur ndjesitë e mallit të cilat ajo i përshkruan kështu:

“Lamtumirat nuk janë përgjithmonë; lamtumirat nuk janë fundi. Ato thjesht kamë kuptimin se më mungon derisa të takohemi sërish. Më mungon papi”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF