KreuCelebrity

Yjet që kanë refuzuar operacionet plastike!

Pink, Kate Winslet dhe yje të tjerë shpjegojnë përse i kanë refuzuar operacionet plastike, aq të adhuruara nga shumë  në Hollivud dhe në botën e showbizit.

“ E shikon plakjen; rrudhat kanë filluar të dallohen sidomos kur qesh. Vetëm se kur sheh pastaj ca persona që nuk e lëvizin dot fytyrën, kjo është një gjë që nuk kapërdihet dot lehtë“, ka thënë Pink.

Halle Berry e pranon që në punën e saj ka presion të jashtëzakonshëm për tu dukur gjithmonë mirë. Por plakja është e natyrshme sipas saj. “ Dua të mësohem me të, dua të dukem si vetja ime, edhe pse me rrudha“, thotë Berry.

Për Xhulia Roberts, fytyra tregon historinë e njeriut. “Dhe kjo, “ shprehet aktorja e famshme, “ nuk duhet një histori me doktorë. Unë dua që fëmijët e mia ta shohin në fytyrën time kur jam e mërzitur apo e lumtur“.

As Kate Winslet nuk I frikësohet moshës. “ Operacionet estetike janë kundër vlerave të mia, kundër edukatës që më kanë dhënë prindërit. Pastaj, jam artiste, duhet të jem në gjendje ta lëvizi fytyrën që të përcjell emocion“, thotë aktorja.

Meryl Streep iu kthye kundër ndërhyrjeve të tilla që kur pa sa keq i kishin bërë disa personave të njohur të saj. “Nuk më vjen ta besoj sesi edhe meshkujt kanë rënë pre e kësaj industrie. Nuk e kuptoj, njeriu duhet ta pranojë plakjen, si një fazë të jetës“, është shprehur ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF