Anila Gjebrea ka festuar ditën e lindjes të dielën e 2 shkurtit, e në morinë e urimeve që zonja e paqtë e familjes Gjebrea ka marrë, dedikimi i bashkëushëtarit të saj në karrierë e në jetë, me siguri do të mbetet më i ëmbli urim.
“Edhe flakën e qiririt e ke siç je vetë. Gëzuar ditëlindjen Anila ime”; ka shkruar Arditi përbri një foto ku Anila po fryn qiririn në tortën e ditëlindjes.
Ndërsa i biri Joni, e ka uruar të ëmën duke përdorur një epitet tejet domethënës, për zonjën që duket se është “Mbretëresha” e tij
“Gëzuar Mbretëreshë”; ka shkruar Joni nën foto
Festa ka vijuar në një ambient restoranti ku miq, familjarë e kolegë kanë festuar ditëlindjen e Anila Gjebreas deri në orët e para të mëngjesit.



















