KreuCelebrity

“Fake Off“ , Agron Llakaj i tregon “të gjitha“ për emisionin që nis së shpejti!

Nga e hëna në 3 shkurt, në Vizion Plus nis emisioni më i ri investigativ “Fake Off“ dhe ne jemi gjithë sy e veshë! Por si do të jetë ai saktësisht? A do të ketë të njëjtin format si “Fiks fare“ apo “Stop“, me të cilët jemi mësuar tashmë? Nga emisioni“Vizioni i Pasdites“prezantuesit Agron Llakaj dhe Xhevahir Zeneli, dhanë disa detaje.

Llakaj tregoi se emisioni do të fokusohet tek ngjarjet e ditës. “Kur është në zgarë duhet ta marrësh direkt dhe ta hedhësh, jo ta marrësh ta hedhësh pas dy ditësh. Mendoj që kjo freskia ose ky ‘fast food-i’, që i themi ne ushqimi i shpejtë, do të jetë interesant për t’u ndjekur nga telespektatorët dhe një dritare më shumë”, tha ai. Emisioni nuk do të ketë velina, por risia vjen në prezantim.  Ne paralelisht po përgatisim që të kemi dhe ndonjë që të ndërrohemi. Deri tani kemi menduar për Xhejni Faman, nga çunat e ‘Al Pazarit’ dhe Ori Bicin nga gocat, që në një kohë do ta alternojmë me njëri- tjetrin, sepse besoj që çdonjëri nga ne ka nevojë për një lloj frymëmarrjeje. Emisioni do jetë investigativ, por pa kamera të fshehta”, – ka rrëfyer më tej Llakaj, duke pranuar se këndvështrimi do të jetë kritik dhe do të shkrijë satirën me zërin qytetarit përmes Vox Pop-eve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF