Gara në Top Talent 3 ka vijuar mbrëmjen e së premtes, me fazën e audicioneve. Mes konkurrentëve të kategorive të shumta që marrin pjesë këtë vit, nga muzika, baleti, aktrimi, akrobacia e gazetaria, shkaktoi momente spektakli intervista që një konkurrente i bëri moderatores Ori Nebijaj.
Teksa, konkurrentja Sandra e pyeste se kush e zgjon Orin, ndërhyrja e anëtarit të jurisë Olti Curri e kthehu intervistën në një tjetër situatë.
“S’ka rëndësi kur, po ku zgjohet?!”, batutë që shkaktoi të qeshura tek vetë Ori, e cila e vijoi me një tjetër koment të zgjuar, “Ndonjëherë fle dhe në Piramidë”, duke ju referuar vendit të punës, studiove të Top Channel, ku ajo prezanton çdo ditë “Wake Up”!
Ori Nebijaj vjen në të parin prezantim spektakli me “Top Talent 3”!, ku menjëherë ka marrë miratimin e audiencës! Ajo ka ardhur me një look glam, fustane të shkurtër me xixa, të përshtatshëm për një skenë spektakli, ndërsa ka eksperimentuar dhe me fokët, ku për herë të parë në daljet e saj televizive, ajo u shfaq në këtë spektakël me flokët e mbledhura!
Edhe pse “Top Talent 3” është vetëm në natën e tij të dytë, duket se është mirëpritur nga audicenca, duke konfirmuar kështu se spektaklet e talenteve të reja vijojnë të mbeten të preferuarat e shqiptarëve!



















