Drilon Hoxha e tregoi përmes një postimi në Instagram përse kolegu Rezart Veleshnja reagoi aq ashpër ndaj ftesës së tij në një panel ku diskutohej kinematografia e ditëve tona. Hoxha postoi një video që Rezarti I kishte dërguar më përpara e ku ankohej pse nuk ishte në posterin e “Dashuria s’mjafton.”
“Pse s’më ke nxjerrë te posteri fare ti mua? Ik o Drilon, ik. Se e kam fajin unë, je në rregull ti,” dëgjohet të thotë aktori I humorit. Në poster në fakt, ka plot fytyra të tjera, vetëm ajo e Rezit jo.
Kjo sipas Drilonit tregon qartë së gjithë ai mllef në studio nuk lidhej vërtet me cilësinë e punës së tij, por e merrte shtysën nga hatërmbetje personale.



















