KreuCelebrity

Dasmë këtë pranverë; Armina dhe Shkëlzeni i japin fund beqarisë?!

Pas pesë vitesh romancë, duket se Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kanë vendosur ta çojnë lidhjen e tyre në një tjetër stad.

Sipas programit “Thumbon”, dyshja e njohur e shoëbiz-it shqiptar do të celebrojnë historinë e tyre të dashurisë këtë pranverë, nëpërmjet një ceremonie madhështore. Sipas po të njëjtit burim, dasma do të zhvillohet në Itali, ndonëse vendndodhja e saktë e ceremonisë nuk është cilësuar.

Ndonëse ende nuk dihet sesa i vërtetë është ky lajm, nëse do të ketë një dasmë dhe dyshja ka zgjedhur Italinë për ditën e shënuar, me gjasë është që ceremonia të zhvillohet në Liqenin Como duke patur parasysh ky vend ka një domethënie të veçantë për çiftin.

Më herët bloggerja ka zbuluar se ajo dhe Shkëlzeni kanë “vendin e tyre”, një stol në Como, që zgjedhin ta vizitojnë vit pas viti.

Aktualisht Armina ndodhet pikërisht në Liqenin Como, dhe nuk e dimë nëse është një vizitë thjesht për qejf, apo me të vërtetë Mevlani po merret me detajet e dasmës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF