Rudina Dembacaj ka qenë së fundi më shumë se kurrë në vëmendjen e publikut dhe të medias sa për ndarjen nga bashkëshorti Aleks Varfaj, aq edhe për lidhjen me ish deputetin Mark Frroku.
Reagimet kanë qenë të shumta dhe jo përherë pozitive, cka e shtyu që të bllokonte përkohësisht komentet e ndjekësve. Por së fundi, Rudina i ka lënë ata të përcjellin sërish mendimin e tyre, dhe direkt, erdhi sulmi. “Se çfarë ka pëlqyer ai Aleksi tek ty mi goc dhe Mark Frroku nji Zot e di. Nuk paragjykoj njeri për divorc por të paktën mos të marrin në qafë fëmijë të vegjël”, ka shkruar dikush. Aktorja u përpoq t`i jepte situatës tone humori. “Eeeeh mi motër! Nuk ta shpjegoj dot”, është përgjigjur ajo.
Rudina më parë ka qenë e fejuar me partnerin aktual të Arbana Osmanit, Eduart Grishaj. Bashkë ishin njohur në një televizion lokal, dhe kishin qenë të lidhur 4 vjet përpara fejesës, e cila ndodhi në vitin 2011, por nuk zgjati shumë.



















