I dashuri i ri misterioz i Lady Gaga-s, nuk është më misterioz. Këngëtarja dhe djali me të cilin është lidhur tani, u shfaqën bashkë në finalen e Superbowl dhe vëmendja, u përqëndrua e gjitha tek ai. Përvecse mjaft i pashëm, sipërmarrësi dhe investitori Michael Polansky, ka përfunduar studimet në Universitetin prestiggjoz të Harvardit. Ata u larguan së bashku krah për krah nga stadiumi në atë që ishte praktikisht, dalja e tyre e parë së bashku në publik.
Sipas burimeve 33-vjeçarja është njohur me Polanskyn gjatë eventeve që Parker Group për të cilin ai punon, pati zhvilluar në Los Angeles. Lady Gaga u nda nga i fejuari i saj Christian Carino shkurtin e vitit të kaluar.



















