KreuCelebrity

Rrëfehet moderatorja shqiptare: “Kam mbajtur vathë që kushtojnë sa një shtëpi“!

Diamantet dhe kujdesi estetik ishin ato për të cilat Fjodora Fjora ishte thirrur të fliste në studion e Bieta Sulos. Gurët e çmuar, nuk ka femër që nuk i adhuron, por mundësitë sigurisht, shpeshherë kufizojnë. Fjodora mendon se ata nuk duhet të mungojnë në sirtarin e një femre, si shenjë e luksit, rëndësisë, joshjes. Dhe ajo vetë i vlerëson shumë, ndaj dhe ua këshillon dhe të tjerave.

“Në rast se do keni mundësi dhe do ta bleni, një diamant do të ishte sa më i madh, aq më i mirë…”, – u shpreh moderatorja, dhe më tej bëri dhe një rrëfim që tërhoqi menjëherë vëmendje. “Unë kam mbajtur një palë vathë që ishin sa një shtëpi…I prekja herë pas here aty në çantë se thoja ‘t’i prek njëherë a janë aty’”, tha Fjodora. Më tej u fol dhe për botox-in, duke pohuar se femrave u duhet pas një kohe të caktuar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF