Dirigjenti i madh Ferdinand Deda sot do të kishte mbushur 79 vjec, nëse jeta nuk do t`i pritej në mes 24 gushtin e vitit 2003. Artisti që buronte talent vdiq nga një sëmundje gjaku në një nga spitalet e Ankarasë, ku ishte shtruar me urgjencë, e ku mjekët pavarësisht përpjekjeve të tyre, nuk e shpëtuan dot.
Shuarja e tij qe një humbje e madhe për muzikën shqiptare, por padyshim dhimbjen kryesore e pati familja. I biri, Elton Deda e kujtoi sot të atin me një dedikim në Facebook.
“Ta gëzosh Ditelindjen, Babi. Nuk harrohesh kurrë”, ka shkruar ai, a thua se po i drejtohet dikujt që është aty. Sepse në fakt, artisti i paharruar vazhdon të jetë gjithmonë pranë njerëzve të tij të dashur, duke mos u larguar asnjëherë nga zemrat e tyre.



















