Festivali i 70-të i Sanremos pati një surprizë të madhe: të ftuar nderi ishin Al Bano dhe Romina Power. Fansat ishin në delir nga ky lajm: qe mjaft e bukur t`I shikoje të ribashkuar, edhe pse vetëm në skenë.
Al Bano dhe Romina u njohën në 1965 pikërisht në festivalin e atëhershëm të Sanremo-s, dhe pesë vjet më vonë, lidhën kurorë.
Historia e tyre e dashurisë ka emocionuar mbarë botën, duke I bërë të shndërroheshin shumë shpejt në njërin prej cifteve më të adhuruar të muzikantëve.
Bashkë patën katër fëmijë: Yilenia , Yari, Cristel dhe Romina Jolanda, por martesa e tyre e mrekullueshme u shkatërrua kur vajza e madhe u zhduk pa lënë gjurmë.
Duket Al Bano e ka akuzuar të shoqen për papërgjegjshmëri dhe faktin që e kishte lënë Yilenia-n të drogohej; nga aty martesa e tyre u dërrmua. Në vitin 1999 erdhi divorci, dhe pas një lufte të gjatë nëpër gjykata, më në fund u pajtuan në 2013-tën.



















