Edhe pse dukej se po mbahej fort, me një dashuri të madhe për jetën që e shtyu deri në pragun e 103 viteve, Kirk Douglas, në fund u dorëzua. Legjenda e Hollivudit ndërroi jetë në paqe, I rrethuar nga njerëzit e vet më të dashur. Lajmin e përcolli I biri, Michael Douglas.
“Me trishtim të jashtëzakonshëm vëllezërit e mi dhe unë njoftojmë se Kirk Douglas na la sot në moshën 103 vjeçare. Për botën ai ishte një legjendë, një aktor nga epoka e artë e filmave i cili jetoi mirë në vitet e tij të arta, një humanitar përkushtimi i të cilit ndaj drejtësisë dhe gjërave në të cilat ai besonte, është ajo çka të gjithë ne aspirojmë të bëjmë. Për mua dhe vëllezërit e mi Joeli dhe Pjetri ai ishte thjesht babi, për Katerinën, një vjehërr i jashtëzakonshëm, për nipërit dhe nipërit e mbesën e tyre gjyshi i tyre i dashur, dhe gruan e tij Anne, një burrë të mrekullueshëm “, ka shkruar Michael.
Aktori shtoi se i ati kishte pasur “ një jetë të mirë, dhe se po lë pas një trashëgimi filmash që i rezistojnë kohës si dhe atë të një filantropi që punoi për të ndihmuar njerëzit, dhe në të mirë të paqes”.
Legjenda e ekranit do të mbahet mend për filma si “Spartacus”, “Champion”, “Paths of Glory” etj… Douglas konsiderohet shumë më tepër sesa një aktor protagonist në filmat ku interpretoi. Ai shihet si një titan i kësaj industrie dhe një nga të fundit persona që i mbijetuan epokës së veçantë të së kaluarës së Hollivudit.



















