KreuCelebrity

Na paskan gënjyer! Keanu Reeves dhe Alexandra Grant janë bashkë prej disa vitesh!

 

Në nëntor 2019  për surprizën e të gjithëve 55  vjeçari Keanu Reeves u shfaq në eventin “LACMA Art + Film Gala” prezantuar nga Gucci, dorë për dore me partneren e tij 46 vjeçare Alexadra Grant, duke  bërë kështu debutimin e tij të parë me një partnere në një tapet të kuq.

Çifti dukeshin të qeshur e të hapur për të pozuar para qindra fotografëve në tapetin e kuq, pasi siç duket ata nuk kanë më asgjë për të fshehur, perveçe t’i tregojnë botës për dashurinë e tyre.

 

Ndërsa fansat e aktorit u gëzuan që Keanu gjeti më në fund shpirtin binjak, të gjithë menduam se dyshja ka nisur të dalë së fundmi me njëri tjetrin. Por jo, duket se zjarri ka disa vite që është ndezur, por gjithçka është mbajtur krejtësisht private.

Sekretin e ka zbuluar mikesha e ngushtë e Grant, Jennifer Tilly e cila ka treguar se ajo vetë ka rreth dy vite që është në dijeni se shoqja e saj është e lidhur me Keanu Reeves.

“Është e mrekullueshme që këto muajt e fundit që prej tapetit të kuq që Keanu dhe Alexandra bënë bashkë të gjithë janë të çmendur për çiftin e ri, por e vëreta është se ata kanë shkuar në disa evente së bashku prej disa vitesh”; është shprehur Tilly

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF