Vëmendja e të gjithëve në Sanremo është tek Zonjat! Çfarë kanë veshur dhe çfarë kanë vënë! Dje sytë e gjithë shqiptarëve (e sigurisht jo vetëm) ishin tek dy prezantueset që shoqëruan Amadeusin në skenë, njëra partnerja e futbollistit Christiano Ronaldo e tjetra shqiptarja Alketa Vejsiu.
Georgina sexy ra në sy me bizhutë e saj Pasquale Bruni të cilat në Shqipëri janë ekskluzivitet i kompanisë Gjikondi, një nga partneret e revistës Bordo, qe prej 5 vitesh.
Nuk mund të mos vërehej gjerdani i bukur në qafën e bukuroshes Georginë, në daljen e parë dhe po aq shkëlqeu me vathët Pasquale Bruni, kur kërceu Tangon e famshme.
Më herët në konferencën e shtypit gjatë ditës së djeshme, Alketa Vejsiu po ashtu mbajti një unazë ikone te Pasquale Bruni!



















