KreuCelebrity

Dalin rezultatet për pesë rastet e dyshuara të koronavirusit në Shqipëri!

Në Shqipëri janë dyshuar 5 raste si të prekur me koronavirus, për shkak të simptomave që kanë shfaqur dhe sepse vinin nga Kina. Kjo ishte diçka alarmuese për mjekët shqiptarë dhe duke qenë se janë prekur vendet fqinje, u mendua se virusi i ri hyri në vendin tonë. Fatmirësisht, pas kontrolleve, thotë TCH, rezultatet dolën negative.

Edhe pse ekspertët vlerësojnë se Shqipëria mbetet një vend me risk të ulët për t’u  prekur nga koronavrusi, në mbledhjen e Task Forcës u raportua se janë marrë të gjitha masat për ta parandaluar. Tanimë janë mundësuar edhe kushte për ta përcaktuar diagnozën në laboratorin e virologjisë në ISHP. Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se vijojnë të merren masa për të parandaluar përhapjen e virusit. Për të menaxhuar ndonjë rast të mundshëm, janë trajnuar 200 mjekë dhe personel shëndetësor. Në botë koronavirusi është përhapur në 28 vende.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF