Aktori dhe komdiani veteran Orson Bean është ndarë nga jeta tragjikisht këtë të premte në Venice, Los Angelos.
91 vjeçari u përplas nga dy makina ndërsa po bënte një ecje në plazh. Përplasja ka qenë fatale për aktorin e njohur, i cili ka humbur jetën në vend, pa patur mundësi që të transportohet në spital.
Menjëherë në vendngjarja kanë ardhur forcat e policisë së Venices për të bërë investigimet e duhura.
Bean e nisi karrierën e tij në vitin 1950 dhe u bë i njohur duke aktruar në show-t si ‘Goodyear Playhouse’ apo ‘The Tonight Show Starring Johnny Carson’ etj.
Vitet e fundit aktori është shfaqur edhe në Netflix në serialin ‘Grace and Frankie” si dhe në filmin ‘The Equalizer 2’.



















