
Shqiptarët duket ishin “të vendosur“ ta linin fort gjurmën e tyrë në edicionin e 70-të të Sanremos. Pas prezantimit dinjitoz të Alketa Vejsiut në natën e tretë të festivalit, në atë të katërt në skenën e tij u ngjit një tjetër shqiptare: artistja me famë botërore, Dua Lipa. Dua ishte e ftuara speciale e mbrëmjes, së cilës i dha energjinë që e karakterizon. E veshur me të zeza, dhe flokët e mbledhur e të tërhequr, këngëtarja dha një spektakël të vërtetë, e ndihmuar dhe nga një trupë profesioniste baleti. Në mbyllje të performancës që tërhoqi jo pak vëmendje, Dua mori nga Amadeus lule dhe falenderime, ndërsa komentet e ndjekësve në rrjetet sociale tregojnë se do të kishin dashur që të rrinte akoma dhe më shumë!!



















