Anëtarët e jurisë së Top Talent janë natyra ekspresivë. Ata nuk ndalen vetëm në gjykim. Janë aktivë dhe e lënë poltronin e jurisë, edhe kur rasti nuk jua kërkon.
Përshembull, kur marrin ndonjë spunto nga konkurrentët. Kështu ka ndodhur me Hervin Çulin, I cili teksa një nga konkurrentet, Marina futbollistja që vjen në Top Talent nga Bilishti, u shfaq me topin e futbollit në skenë, ai nuk duroji dhe u ngjit në skenë për të bërë dëshmuar afekisonin që ka ndaj sportit më popullor në botë.
“Kam qenë futbollist”, pohoi Hervini, teksa i premtoi konkurrentes që do t’i bënte një gol. Dhe në fakt, edhe pse Marina është një futbolliste profesioniste, (që konkurron për gazetari), Hervini i shënoi gol!



















