KreuCelebrity

140 kilogramë por këngëtarja “nuk pyet“ fare: “S`kam pse i jap llogari njeriu“!

Fituese e tre cmimeve Grammy, Lizzo konsiderohet një prej sensacioneve të muzikës sot në SHBA. Me një zë të jashtëzakonshëm, shumë karizmatike dhe tepër e hapur, artistja 31 vjecare ka fituar shpejt popullaritet dhe është mjaft e dashur, pavarësisht 140 kilogramëve të saj.

Një peshë kjo, që vetë Lizzon, nuk e shqetëson. Këngëtarja nuk lë rast pa e ekspozuar trupin, si në skenë ashtu edhe jashtë saj. Jo vetëm që nuk e ka problem të dalë me rrobebanjo, por ka pozuar dhe nudo për revista si Rolling Stone.

Së fundi, i cmendi fansat fare me twerk-un e saj në Instagram. Por jo të gjithe janë dakort me këtë. Fanatikja e fitnesit, instruktorja e njohur Jillian Michaels i ka dalë kundër.

“Përse po lavdërojnë të gjithë trupin e saj? Përse nuk përqëndrohemi tek muzika që bën? Me atë peshë, s`la për të qenë ndonjë gjë e bukur nëse e zë diabeti“, tha Michaels. Për Jillian, nuk ka ndonjë bukuri të madhe tek fakti që Lizzo është mbipeshë. Vetë këngëtarja megjithatë “nuk e vret“ mendjen, dhe vazhdon të tregojë trupin duke ecur me parimin “ se vajzat e mbushura, janë sot në modë“.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF