KreuCelebrity

Ndizet sërish konflikti Jonida-Romeo, ja këngëtarja që i ndau!

Diskutimet mbi lidhjen e shumëpërfolur e të përfunduar tashmë mes Jonida Maliqit dhe Romeo Veshajt, kanë marrë hov sërish. Express thotë se në vëmendje është edhe  nje here këngëtarja që u bë e njohur në show-t e talenteve, Xheisara Frisku.

Thamë se këtij “muhabeti“ i ishte vënë kapaku, por jo, pretendon gazeta kosovare. Debati u ndez pas intervistës që Romeo dha në “Thumbon”, ku deklaroi se nuk e njeh personalisht Xheisarën, ndërkohë që ishin përfolur në media se ajo kishte hyrë në mes të çiftit, duke bërë xheloze Jonidën. Kaq mjaftoi dhe kjo, në një dalje publike në emisionin e mëngjesit “Dite e Re”, ta ftonte publikisht Romeon për një takim. “I dashur Romeo, meqenëse na kanë bërë të dashur, po të ftoj publikisht të pimë një kafe që të njihemi”, u shpreh këngëtarja.

Komentuesit e konsideruan këtë një kunjë të saj ndaj deklaratës së Romeos, ndërkohë që në dhjetor u përfol jo pak për këtë çështje, duke akuzuar Xheisarën se e kishte ngacmuar vetë e para Romeon . Për këtë, Xheisara Frisku u eliminua nga “Kënga Magjike”, pasi një nga anëtaret e jurisë, pikërisht Jonida Maliqi, i ndezi dritën e kuqe. Nisur nga ky fakt, , Xheisara e konsideroi “hakmarrje” të pastër të Jonidës, duke shpërthyer keq ndaj këngëtares. E ftuar një natë më parë në emisionin “Thumbon”, Xheisara u shpreh se Jonida e ka kapur personale me të dhe hodhi kunja ndaj këngëtares, duke u shprehur se nuk mund ta gjykonte dot dikush që kishte kohë që nuk këndonte live (referuar Maliqit).

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF