Nga Ilda Lumani
“Galaksia” ngriti mbrëmë siparin! Një kuriozitet i madh!… Për çdo fanatik të teatrit, mik, gazetar, kritik…Prej javësh Teatri Kombërtar i kishte bërë një jehonë premierës së vitit 2020, dhe jo pa arsye!
Teksa u bashkova me mikeshat e mia, me të cilat do të shihnim Premierën, kisha një lloj emocioni paraprak… Frikë ndonjëherë se deri ku do të shkojë imagjinata e një regjisori… Dhe hezitim (veçanërisht kjo ndodh në premierë), meraku, preokupim, nëse gjetja, sjellja, gjithë idetë regjisoriale, interpretimi i aktorëve do të qëllojë në shenjë! Premiera do të thotë shumë për një shfaqje! Nëse godet, ja ke arritur qëllimit…
Rimarrja e vetes rrugës, në të kundërt është një sfidë aspak e lehtë, dhe rrallë në teatër ka rezultuar e suksesshme…Në rastet kur me kastin ke një marrëdhënie miqësie, bëhet më i madh preokupimi dhe ky lloj emocioni më shoqëroji deri në gjysmë të shfaqjes… Mandej gjithçka rrodhi në atë mënyrë, që unë nuk e kisha më mendjen askund… përveçse tek vepra e Galaksisë, tek rrugëtimi i saj… tek interpretimi dhe zhvillimi i ngjarjes! Fundi i shfaqjes ishte shock!
Gati 5 vjet pas shfaqjes “Gruaja në dritare” regjisorja Rovena Lule Kuka rikthehet në Teatrin Kombëtar me “Galaksi” (skena e një ekzekutimi), (nga Hoëard Barker), një vepër që ngacmon, provokon, dhe që do t’ju mbajë pezull për 2 orë e gjysmë…Galaksi, piktore, gru e fortë, që nuk e privon veten nga kënaqësitë e jetës, që dashuron një burrë të martuar është zgjedhur nga shteti i Venecias për të pikturuar një nga ngjarjet më të bujshme të luftës. Ajo duhet të rrëfejë triumfin e venecianëve kundër turqve, në luftën e Lepantos (1570).
Është Doxhi (Neritan Liçaj), vëllai i Admiralit ai që e ka zgjdhur dhe ndjek me përpikmëri punën e Galaksisë. Por, ajo çfarë dëshironte shteti dhe ajo çfarë Galaksi pikturoji ishte një klithmë, që tronditi pushtetin, dashurinë dhe publikun! Gjithçka pas kësaj është e paparashikueshme! Publiku mendon shumë zgjidhje, përveç asaj që do të ndodhë… Një pikturë e gjokseve të Galaksisë në duar te Doxhit bëhet shkak i shumë çkaje…
Olta Daku, riprovoji sërish se është një aktore që shkëlqen në dramë. Për të gjithë skeptikët, ajo konfirmoji se etiketimi “aktore komedie” është një epitet që tashmë i takon së shkuarës. Ajo është një aktore që i jep vlerë çdo shfaqjeje, që suksesin e ka tashmë pararojë në çdo rol që merr përsipër, që të mek së qeshuri me Shirlin dhe të bën të luftosh e qash, kur e takon si Galaksi! Olta Daku është e vetmja që mund ta interpretonte Galaksinë!
Neritan Liçaj dëshmoji një nga rolet e tij më të mira në teatër! Një interpretim i mrekullueshëm. Kasti i aktorëve, Rajmonda Bulku- një vlerë dhe hijeshi e shfaqjes, Bujar Asqeriu, Igli Zarka, Lulzim Zeqja, Myzafre Zifla, Najada Saliasi dhe çdo aktor, që ishte pjesë e kësaj shfajeje ishte pikturuar në mënyrë perfekte nga regjisorja Lule Kuka. Ashtu sikundër ndërthurja e muzikës nga Endri Sina, me prezencën e mexosporanos Vikena Kamenica, e cila herë-herë shërbente si narrator e shfaqjes, ishte një tjetër gjetje regjisoriale.
Në fund të këtyre rreshtave kam një dëshirë për ta riparë sërish “Galaksi,” këtë ngjarje artistike të kreqytetit!



















