Filmi “Parasite” mori statujën e artë në Oscars 2020, një prodhim koreano-jugor që mban firmën e regjisorit Bong Joon-ho. Për herë të parë në historinë 92 vjeçare të Oscar-it statuja e artë si filmi më i mirë e merr një prodhim në gjuhë të huaj, pra jo në anglisht. Nisur nga ky fakt me siguri Parasite do të hyjë në histori.
Për çfarë flet “Parasite?
Është një film i zhanerit thriller-komedi dhe regjisori nëpërmjet një satire të egër sociale ka vënë përballë dy realitete krejt të ndryshme njerëzore; dy familje që u përkasin klasave të ndryshme që jetojnë në Seul; njëra jeton ne varfëri në një bodrum e tjetra e kamur që jeton një shtëpi gjigande….(Vazhdimin shiheni vetë)