KreuCelebrity

Dalin shifrat “e cmendura “ të Sanremos; sa u paguan prezantues e të ftuar!!

Në fundin e një festivali, diskutime ka për shumë gjëra, e kostoja është një prej tyre. Sanremo nuk bën përjashtim. Mediat italiane kanë nxjerrë një listë jozyrtare me shifra që konsiderohen pak a shumë të konfirmuara, dhe disa janë vërtet befasuese!

Për të pese netët e festivalit, prezantuesi kryesor, Amadues, do të marrë 500-600 mijë euro!! 250 mijë euro ishte kasheja e Tiziano Ferros, që e ka bërë të ditur sakaq se këto para, do t`I japë për bamirësi. Një shumë të ngjashme ka marrë dhe Fiorello.

Antonella Clerici duket se është paguar rreth 50 mijë euro; bashkëprezantueset e ftuara si Rula Jebreal, Sabrina Salerno, Alketa Vejsiu, Francesca Sofia Novello, Diletta Leotta, Laura Chimenti dhe Emma D’Aquino do të marrin 25 mijë euro.

Lewis Capaldi, ylli skocez i popit duhet te këtë marrë 25 mijë euro, ndërsa dyfishi ka përfunduar në llogarinë bankare të Dua Lipa-s, gjithmonë sipas disa raporteve në shtypin vendas. Ato tregojnë gjithashtu se Festivali, kostoja e të cilit llogaritet të ketë mbërritur në 18 milionë euro, është financuar nga sponsorët dhe jo nga taksat.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF