Lori Hoxhën e shohim përherë me flokë të mrekullueshëm të gjatë, por gjerat nuk qenkan ashtu sic duken! Trashëgimtarja e Top Channel i tregoi flokët e saj të vërtetë përmes një postimi në Instagram, ku përcjell dhe një ankesë jo të vogël.
Flokët e Lorit paskan tre vjet që nuk zgjaten, pavarësisht trajtimeve të kushtueshme. Te ajo pjesa e qumështit të një brirëshit megjithatë, e kuptuam dozen e shakasë. “Betohem që flokët e mi kanë këtë gjatësi që në 2017-n. Pse nuk rriten? Nuk përdor më dekolorant, pi 2 litra ujë në ditë, çdo ditë marr biotinë, i ha perimet jeshile, i laj me qumësht njëbrirëshi. Ju lutem dikush të më japë një shpjegim”, ka shkruar Lori.