Janë rrëfime që emocionojnë perherë ato të një dashurie të madhe që zgjat përgjithmonë, pavarësisht sfidave të jetës. E tillë është ajo e Skënder Sallakut dhe të shoqes, Vitore Rasha. Atë përjetuan bashkë një histori që shkoi gjysëm shekulli.
Vitorja tregoi tek “Rudina“ sesa i “pabesueshëm“ kishte qenë momenti i propozimit të tij për martesë. Bashkëshorti i ndjerë e kishte bërë në skenë, në sy të te gjithëve.
“Ai mbaroi numrin e tij dhe zakonisht largohej nga skena sapo hyja unë. Atë ditë qëndroi dhe më pyeti “A do të martohesh me mua”? E bëri si shaka, por në fakt e kishte me të vërtetë. Edhe unë i thashë “Po”. Por ai s`doli nga skena, qëndroi poshtë tavolinës. Unë s`e kisha menduar kurrë se mund të ishim më shumë se kolegë. Kaluam 52 vite bashkë”, u shpreh ajo.