
Blendi Fezviu ishte i vendosur të prekte cdo pikë të mundshme diskutimi që ka celur në radhët e publikut pjesëmarrja e rrallë e Alketa Vejsiut në eventin më të rëndësishëm muzikor të Italisë. Ai nuk ngurroi ta pyeste edhe për një tjetër cështje që duket është lakuar mjaft: a pagoi moderatorja për të qenë pjesë e asaj skene të madhe? Përgjigjia ishte: asnjë qindarkë, përkundrazi!
“ Jo, më kanë paguar dhe më kanë paguar mirë… S’kam paguar absolutisht asgjë… Menaxherët marrin komision për punën që ti merr, por ende nuk kam hyrë në këtë sistem. Unë jam në momentin e promovimit. Më duhej një trampolinë që të tregoja që e bëj mirë këtë punë. E bëra, sepse Sanremo ka qenë ëndrra ime. Nuk e bëra sepse pretendoj të fitoj një kontratë pune, sepse jam në Tv Klan me 3 produksione këtë vit shumë e lumtur“, tha Alketa.