Paraqitja e Alketa Vejsiu në Sanremo u lakua shumë në mediat shqiptare e ato italiane. Ishte dicka e re për shqiptarët që një bashkëkombase e tyre të prezantonte festivalin më të rëndësishëm të këngës në Itali.
Alketa vetë ka vazhduar të bëjë postime të lidhura me këtë, por disa nga ndjekësit janë bezdisur.
“ Na e bërë legjendë, sikur ke shkuar në Mars”, i shkroi një ndjekës. Moderatorja iu përgjigj me qetësi: “E mo mirë mbaje veten. Shiko bëji ndonjërit tattoo “SANREMO”, do të të duket vepër e bukur dhe do e duash edhe ti këtë pjesëmarrje”!
Ajo cfarë Alketa tha në skenën e Aristonit nuk kaloi pa polemika, megjithatë moderatorja e kishte në majë të gjuhës një përgjigje për të gjitha.



















