Fotot e Elvana Gjatës nga Laguna Blu në Islandë patën menjëherë efekt: komplimentet nuk munguan për formën e këngëtares, për bukurinë e pejsazhit, e pati dhe nga ata që menjëherë menduan se ajo shoqërohej nga dikush, por që nuk e tregoi se për kë bëhet fjale.
Iconstyle.com thotë se Elvana ndodhet në Islandë ku po xhiron videoklipin e saj më të ri, një bashkëpunim me producentin e njohur Poo Bear. Atje, ka shijuar dhe Lagunën Blu, një banjë termale shumë e famshme në këtë vend.
Fotot e tregojnë qartë që dhe po kënaqet shumë, ndërsa priten me kërshëri të reja nga projekti i saj i fundit.



















