Pasi keni uruar njëri tjetrin me një sms, telefonatë, apo përmes një dhurate, me siguri edhe darka romantike nën qirinj e me muzikën tuaj të preferuar në sfond nuk do të mungojë. E nëse djemtë janë më praktikë sa i përket veshjes, tensionin dhe stresin e vajzave se çfarë do të veshin përballë Valentinit të tyre natën e 14 shkurtit arrijmë ta ndjejmë që këtu.
Ne kemi mbledhur disa ide, frymëzuar nga vajzat e njohura të showbiz-it, për t’jua kursyer sadopak stresin apo pse jo edhe kohën, duke ju sjellë disa ide se si do të mund të ishte një veshje ideale për darkën tuaj romantike.



















