Ata tani janë 6 dhe më të plotësuar se asnjëherë. Kështu e ka përshkruar ndjesinë e të bërit prind për herë të katërt këngëtari i famshëm Robbie Williams.
Ëilliams dhe bashkëshortja Ayda Field mirëpritën bebushin e katërt ditën e djeshme (e premte 14 shkurt) dhe e quajtën Beau Benedict Enthoven. Çifti suprizoi fansat teksa ditën e shën valentinit ata postuan një foto të të porsalindurit me mbishkrimin “Zyrtarisht të kompletuar si familje”.
Lajmi ishte i papritur për fansat e dyshes pasi, Ayda nuk ishte parë në asnjë moment me barkun e rrumbullakosur dhe as nuk ishte shprehur muajt e fundit se është në pritje të ëmbël. Por, bebushi i sapolindur i familjes Williams ka ardhur në jetë nëpërmjet një nëne surrogato.
Nga e njëjta grua (surrogate) Robbie dhe Ayda kanë sjellë në jetë edhe fëmijën e tyre të tretë vajzën Coco.



















