Nëse do të ishte hedhur në një ditë tjetër, ndoshta nuk do të kishte bërë kaq përshtypje. Por fakti që prezantuesja Xhesi Mucaj e postoi në ditën e Shën Valentinit një foto të saj me Greg Ramën, bëri që në media të përflitej mbi një histori të re dashurie të djalit të kryeministrit, në një kohë kur e dashura e tij, Kristi Reci humbi jetën në mënyrë tragjike vetëm pak muaj më parë, nga tërmeti i 26 nëntorit.
Xhesi e shoqëronte foton me fjalën “Bestie“, ( shoku i ngushtë), por as kjo nuk “piu ujë“. Në fund, prezantuesja e fshiu foton nga Instagrami, por zhurma u bë!



















