Prej disa kohësh tashmë ka dyshime të forta mbi lidhjen e Tunës me Patrisin. Ato i përforecoi së fundi fakti që këngëtarja ka hequr mbiemrin “Berisha“ nga Instagrami , dhe të dy ndërkohë, nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në këtë rrjet social.
As gjatë ditës së të dashuarve, nuk pati prej tyre ndonjë dedikim. Patrisi në ditën e Shën Valentinit postoi vetëm foto me të birin, Tian. Tani vërtet po bëhemi kuriozë të marrim vesh se c`po ndodh! Disa muaj më parë, vëllai i tij Roberti zyrtarizoi ndarjen nga Nora Istrefi. Ndërkohë në media është përfolur se Tuna ka qenë arsyeja kryesore e faktit që dy vëllezërit u ftohën me njëri tjetrin.



















