KreuCelebrity

“Valentini im i përjetshëm”; Vanessa dërgon puthje në Parajsë në ditën e të dashuruarve!

 

Ky do të jetë Shën Valentini më i trishtë në jetën e Vanessa Bryant, ku pabesisht dita e të dashuruarve e gjeti atë vetëm, me mungesën më të madhe që ka përjetuar ndonjëherë. Kobe, dashuria e jetës së saj dhe vajza Gigi nuk jetojne më…

Vanessa shkroi një urim shpirti në rrjetin social instagram për partnerin e jetës dhe vajzën Gigi, e ashtu si çdo postim i saj që pas largimit nga jeta të Kobe Bryant dhe vajzës Gigi; edhe kësaj here Vanessa na preku të gjithëve

 

 

To my forever Valentine, I love you so much. Missing you so much on your favorite holiday. Te amo per sempre. Kisses to you and Gigi in heaven. Happy Valentine’s Day, my babies. With all my love, your boo-boo. ❤️song: Tell Him @mslaurynhill

A post shared by Vanessa Bryant ? (@vanessabryant) on

“Për Shën Valentinin tim të përjetshëm, të dua shumë. Më mungon kaq shumë në festën tënde të preferuar. Të dua përgjithmonë. Puthje për ty dhe për Gigin në parajsë. Gëzuar Shën Valentinin zemrat e mia”; ka shkruar zemërthyer bashkëshortja  e të ndjerit Kobe, krahas fotos së shoqëruar me këngën “Tell him” të Lauryn Hill.

Më datën 26 Janar legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, humbi jetën në një aksident fatal me helikopter, së bashku me vogëlushen e tij 13-vjeçare, Gianna dhe 7 persona të tjerë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF