
Miqësia e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiu mbetet po aq e fortë dhe e palëkundur si përherë, dhe këtë e dëshmuan qartë lëvdatat pafund që regjisorja e njohur i rezervoi moderatores në postimin e saj të fundit në Instagram. Vera duket sikur i “vë kapakun“ të gjitha polemikave që ka ngjallur Alketa së fundi, duke theksuar (si një njeri që e njeh prej shumë kohësh tashmë), se cdo gjë që ka arritur në jetë, ajo ia detyron talentit të vet.
“20 vjet bashke @alketavejsiu Jam e lumtur se ylli që pashe te ty ditën e parë ,kur ishe vetem 16 vjeç, sot shkëlqen dhe jo vetëm në Shqipëri, por nisi të shfaqet si befasi në skenën e një bote më të madhe… Është talenti dhe vullneti tënd unik që ke arritur në këtë majë..! Për të gjitha sukseset e tua në botën e spektakleve televizive…dhe për ty, si artiste dhe kolege e denjë dhe e çmuar, jam e lumtur pa fund!”, ka shkruar Vera në krah të fotos ku shihen të dyja se bashku në nisjen e sezonit të ri të programit për fëmijë ‘Në kurthin e Piter Pan’..



















