KreuCelebrity

Baba për herë të tretë; modeli i njohur shqiptar jep lajmin e bukur!

 

Familja e bukur e modelit dhe menaxherit të eventeve Alessio Aliaj do të zgjerohet. Aliaj dhe bashkëshortja e tij Katherin pas dy bebushave 2 dhe 3 vjeç, do të sjellin në jetë një tjetër bekim, që pritet t’i bashkohet familjes në Korrik.

Ka qenë vetë Alessia ai që ka konfirmuar për “Panorama Plus” lajmin se bashkëshortja e tij është në pritje të ëmbël për herë të tretë.

“Po pres fëmijën e tretë të lindë në korrik. Faleminderit Zotit të madh për këtë dhuratë! Për mua, familja është ajo që çdo herë mendoj kur rikthehem në shtëpi nga turet, e pres me padurim rikthimin pranë saj. Mezi pres të puth gjithë familjen time, ngaqë ka 33 vite që më mungon familja ime dhe tani e shoh sa paskam humbur pa atë dashuri, që s’paska gjë më të bukur “love”: është shprehur menaxheri i njohur gjatë intervistës.

Alessio dhe Katherin janë edhe prindër të një vajze 3 vjeçare të quajtur Jolie Rose si dhe të një djali 2 vjeçar të quajtur Elijah Zayn.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF