KreuCelebrity

Nuk kaluan vecse pak ditë, familja mbretërore tronditet nga një tjetër divorc!!

Vetëm disa ditë pasi nipi i mbretëreshës, Peter Philips dhe gruaja e tij Autumn njoftuan se do të nisin procedurat e divorcit, familjen mbretërore britanike e trondit një tjetër ndarje. Pas gati 27 vitesh martesë, nipi i mbretëreshës Elizabeth II, konti i Snowdon, njoftoi se do të ndahet nga bashkëshortja e tij.

David Armstrong-Jones – djali i të ndjerës princeshës Margaret – dhe e shoqja Serena “kanë rënë dakord miqësisht” që t`i japin fund martesës së tyre. Ata kanë bashkë dy fëmijë. Në njoftimin e bërë thuhet se cifti kërkon që media të respektojë në këto momenteve privatësinë e tyre dhe të familjes.

Nëna e David është princesha Margaret, motra e vetme e mbretëreshës Elizabeth II. Margaret ndërroi jetë në vitin 2002.

Cifti i kishte treguar Mbretëreshës dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes mbretërore për këtë vendim të tij nga fundi i vitit të kaluar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF