Pas përfundimit të Festivalit të Këngës u duk se marrëdhënia mes Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës pësoi një krisje dhe shkak u bë kënga fituese për të cilën duket se dy bashkëpunëtoret ndanin mendime të ndryshme.
Këtë të hënë çeli siparin edicioni u tretë i programit për fëmijë “Në kurthin e Piter Pan” ndërsa pak minuta para se të fillonte emisioni, regjisorja Grabocka nëpërmjet një postimi në Instagram shprehu vlerësimin për Alketën dhe atë çka ajo ka arritur në këto 20 vite bashkëpunim.
Deri këtu u duk se dyshja ka lënë mënjanë mosmarrëveshjet e shkaktuara nga Festivali i Këngës dhe kanë vijuar bashkëpunimin e tyre, por duket se pas këtij vendimi qëndron një kusht. Një kusht që Alketa i ka vënë Verës në mënyrë që bashkëpunimi i tyre të vijojë si më parë.
Burime pranë Tv Klan kanë treguar për “Neës31.al” se Alketa ka kërkuar shkarkimin e asistentit personal të Vera Grabockës, Përparim Kola i njohur me pseudonimin Popi. Po të njëjtat burime kanë bërë më dije se mbrëmjen e së hënë si rrallë më parë, Popi nuk ka qenë në prapaskenën e “Në kurthin e Piter Pan”.
Arsyeja e këtij kushti ende nuk është bërë e qartë, gjithsesi mbetet për t’u parë në vijim nëse Alketa ka diçka për të thënë rreth këtij lajmi.



















