KreuCelebrity

“E du”: Jonida Vokshi dhe bashkëshorti Besnik asnjëherë s’janë dukur më të ëmbël se kaq!

 

Së shpejti ata do të bëhen prindër për herë të parë, por deri atëherë Jonida dhe Besniku kanë gjithë kohën e duhur për të përkëdhelur e dashuruar njëri tjetrin.

Prindërit në pritje nuk i lanë lënë mënjanë angazhimet e karrierës, dhe menjëherë sapo secili prej tyre mbyll impenjimet e një dite pune, ata ‘vrapojnë’ për  njëri tjetri.

Një nga momentet intime moderatorja e ëmbël e ekranit Jonida Vokshi e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram. Të veshur sport, e teksa po shijojnë natyrën, çifti i dashur duken më të ëmbël se asnjëherë.

“E du”; ka shkruar Jonida përbri fotos në të cilën duket si një vogëlushe e dashuruar teksa ka përqafuar bashkëshortin e saj Besnikun.

Pas një lidhje disa vjeçare dashurie, Jonida dhe Besniku kurorëzuan historinë e tyre nëpërmjet një ceremonie dasme në Shtator të 2019-ës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF