KreuCelebrity

Holograma e Whitney Houston skandalizon fansat: Lëreni të prehet në paqe!

Falë teknologjisë, Whitney Houston këndoi në emisionin „This Morning”, por efekti tek publiku, nuk ishte tamam ai që shpresuan nismëtarët e një hapi të tillë.

Holograma e këngëtares së famshme i skandalizoi fansat e saj, që thanë se teknologjia ka shkuar ndoshta më larg sec duhet në këtë rast, duke e “kthyer“ atë në jetë 6 vjet pas vdekjes.

Njëra prej drejtueseve të emisionit, Ruth Langsford, u shpreh se i ishte krijuar përshtypja sikur Whitney e kishte parë drejt e në sy, dhe kjo e bëri të rrënqethej.

Holograma po përdoret gjithmonë e më shumë këto vitet e fundit për të rikthyer në skenë artistë që kanë ndërruar jetë, por shumë adhuruesve të Witneyt ajo nuk i pëlqeu, dhe kërkuar që “të lihet këngëtarja të prehet në paqe“!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF