Lindi me kokën plot flokë, dhe 10 muaj më vonë, vogëlushja po cmend rrjetin me kurorën e mrekullueshme të flokëve të saj të dendur, të cilën disa e marrin për paruke!
Nëna e saj, Alessandra McCurry u habit dhe vetë kur pa se Marissa erdhi në jetë me flokët e një “fëmije të rritur“.
Ajo lindi me ndërhyrje cezariane, dhe kur nëna 32 vjecare nga Glasgow e mori në krahë për herë të parë, u mahnit nga sytë e mrekullueshëm blu të vogëlushes dhe flokët e jashtëzakonshëm!
“ Të gjithë i shkonin flokët dhe sytë, e me thoshin se është e jashtëzakonshme”, rrëfen Alessandra. Ajo shton vec të tjerash se vajzës i pëlqen shumë kur ia than flokët me tharëse, ndërsa shoqet i thonë se duket si Rihanna!