KreuCelebrity

Bukuri që nuk venitet! Monica Bellucci, 55 vjece, i lë të gjithë gojëhapur me format trupore!

Pasi vendosi të bënte një ndryshim të madh me look-un, të priste flokët e saj shumë shkurt, sic nuk ishim mësuar ta shohim, Monica Bellucci mori mjaft komplimenta. Shumë mendojnë se ky model i shkon mjaft, dhe i jep freski fytyrës së saj.

Por aktorja nuk u ndal me kaq: ajo u shfaq dhe me ca kile më pak, duke i befasuar të gjithë më formën e vet në moshën 55 vjecare!

Epo, për disa njerëz, koha duket sikur nuk kalon! Aktorja ka qenë dy herë e martuar, me fotografin Claudio Carlos Basso nga viti 1990 deri në 1994, dhe më pas me Vincent Cassel nga 1999 deri në 2015.

Me Cassel, ajo ka dhe vajzat, Deva dhe Leonie.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF