KreuCelebrity

Meghan kundër mbretëreshës: S`ka asgjë që më ndalon!

Mbretëresha pak ditë më parë ia hoqi të drejtën Harry-t dhe Meghanit që të përdornin titullin mbretëror të Sussex-it dhe stemën në produktet që ata duan të tregtojnë.

Cifti kishte nisur të investonte në linjën e tij të re, dhe për këtë kishin menduar të përdornin emrin “Sussex Royal“.

Monarkja ua ndaloi. Por Meghani citohet nga mediat britanike të jetë shprehur se “ligjërisht“, asgjë nuk e ndalon dot atë dhe bashkëshortin që të përdorin brand-in, cka sipas Daily Mail do të vendoste në kurs përplasjeje me Elisabetën.

Burimet pranë aktores amerikane shtojnë se ajo pretendon se “suksesi i tyre është i pashmangshëm, me apo pa emrin e markës“, por ndërkohë, duket nuk heq dorë prej tij! Meghani vazhdon të pretendojë se pavarësisht emrit, Harry dhe Archie kanë gjak mbretëror dhe këtë, nuk e ndryshon dot askush.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF