KreuCelebrity

Ju kujtohet ‘taramelja’ e Piter Pan? Një vit më vonë Xheisoni ka pësuar një ndryshim të madh!

Të gjithë e mbani mend Xheisonin e vogël që u kthye në personazh në edicionin e kaluar në programin për fëmijë “Piter Pan”.

‘Taramelja’ që jetonte në fshatin Myshqeta të Tiranës fitoi mijëra ndjekës në llogarinë e tij në Instagram dhe si një VIP prej vërteti ai tashmë ka fansat e tij.

Këtë të të hënë në “Piter Pan 3” Xheisoni ishte i ftuari special i mbrëmjes, teksa i veshur bukur dhe tejet i emocionuar për rikthimin në ‘shtëpinë’ ku u bë i famshëm, ai na njohu me një ndryshim të madh në të folurën e tij.

‘Taramelja’ tani është ‘karamele’ pasi Xheison tani e shqipton shumë mirë shkronjën K. Gjithsesi ai do të mbetet gjithmonë për publikun si ‘taramelja’ e Piter Pan.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF