KreuCelebrity

Ndodh mrekullia: foshnja 17 ditëshe shërohet vetë nga koronavirusi, pa asnjë mjekim!

Koronavirusi i ri nga Kina që po mbjell shqetësim në mbarë botën, ka marrë me qindra jetë njerëzish e ka prekur me mijëra të tjerë.

Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve shëndetesore, përhapja e tij vazhdon, e së fundi Covid 19 ka mbërritur në portat e Shqipërisë, pas shpërthimit të epidemisë në veriun e Italisë. Por nga Kina mbërriti dhe një lajm i mirë: një bebe 17 ditëshe ka arritur të shërohet vetë nga sëmundja, pa iu nënshtruar asnjë trajtimi mjekësor.

Vajza lindi në epiqendrën e sëmundjes, Wuhan, nga një nënë e prekur prej koronavirusit. Shume shpejt u pa se dhe foshnja e kishte bartur virusin kur ishte në barkun e nënës.

Por meqënëse ajo nuk kishte simptoma të forta, as temperaturë të lartë e as kollë, mjekët nuk i administruan mjekim dhe e lanë trupin e bebes ta luftonte vetë virusin. Tani e kanë nxjerrë nga spitali sepse vogëlushja rezulton e shëruar, e madje ka shtuar dhe mirë në peshë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF